Presidenti i vendit Hashim Thaçi takon në Washington Sekretarin Amerikan Mike Pompeo

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot u takua në Washington me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Thaçi ka thënë pas këtij takimi se është duke punuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova është e bekuar nga mbështetja që i jep ShBA-ja.

Takim i shkëlqyeshëm me sekretarin Pompeo. Kosova është e bekuar që ka pasur mbështetjen e SHBA-ve në të gjitha fazat e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Tani po punojmë së bashku për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për paqe dhe për garantimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, NATO dhe BE

ka shkruar Hashim Thaçi – President i Kosovës në facebook.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com