50% e popullësisë në Kosovë është jo aktive në tregun e punës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

50% e popullësisë në Kosovë është jo aktive në tregun e punës

Papunësia në Kosovë, vazhdon të jetë problem kyç. Nga të gjeturat e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) del se mbi 49.6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës, ku në mesin e tyre dominon gjinia femërore.

Ndërsa, komuna me papunësinë më të lartë vlerësohet të jetë ajo e Komuna e Prishtinës.

 

Në një panel diskutimi  për papunësinë e Kosovës, Alban Zogaj nga MCC, ka interpretuar të dhënat të një hulumtimi një vjeçare që është bërë për papunësinë në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, 49.6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës. Ku prej tyre dominon gjinia femërore.

“Nga kjo popullatë apo shoqëri pune, 49 apo afro 50 për qind  janë jo aktiv. Kurse 50.4 për qind janë aktiv. Kjo nënkupton që gjysma e shoqërisë tonë në moshë punë, nuk kërkon punë në mënyrë aktive, është jashtë tregut të punës. Dhe për mendimin tim, ky është problemi më i madh i tregut në Kosovë, jo papunësia, por niveli i jo aktivitetit”, tha Zogaj.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com