fbpx

A e ka fjalën këshilltari i Thaçit për zv.kryeministrin Driton Selmanaj apo për Ismet Beqiri, kur flet për “klub valltarësh”

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, e ka quajtur ekipin e Hotit “klub valltarësh”. Kryeministri Avdullah Hoti në ekipin e tij çdo herë ka zv.kryeministrin Driton Selmanaj, i cili para se t’i hynte politikës, ishte valltar në ansamblin “Shota”. A e ka pasur fjalën Behramaj për Selmanajn kur e quajti ekipin e Hotit “klub valltarësh”?

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë se nuk ka unitet brenda Qeverisë e as bashkëpunim mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit.

Behramaj ka thënë se Qeveria nuk ka legjitimitet ta përfaqësojë vendin, pa përkrahjen e opozitës.

Ai madje e quajti ekipin e Hotit “klub valltarësh”.

“Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Por, nuk dihet nëse Behramaj e ka lidhur këtë me profesionin e mëparshëm të zv.kryeministrit Driton Selmanaj.

Para disa vitesh, Selmanaj ishte valltar në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

VV paralajmëron Hotin: të gjithë kundër Asociacionit

Tjetra

Thaçi, Kurti, Haradinaj dhe Osmani, të gjithë të ftohtë kundër Hotit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA