A e keni parë këtë gjë në objektin e Qeverisë së Kosovës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Agjencia për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit, me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, ka ndërmarrë iniciativën e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, dhe simbolin e kordeles së bardhë, njofton Klan Kosova.

Ky akt simbolizon përkushtimin e burrave dhe djemve kosovarë për të iu bashkëngjitë iniciativës botërore për eliminimin e fenomenit negativ të dhunës ndaj grave dhe vajzave, thuhet në njoftimin e ABGJ-së.

Ndërtesa ka qëndruar e ndriçuar me ngjyrë portokalli nga ora 18:00 -22:00.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com