A është Avdullah Hoti – kandidati favorit i LDK per Kryeministër?

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës po pret lëvizjet e Partisë Demokratike të Kosoves që te vendos për nje koalicion të mundshëm
me Lëvizjen Vetevendosje, një elektorat i terë po pret ta kuptoj; kush eshte i nominuari i LDK-se per Kryeminister?

Elektorati i LDK-së jo gjithëherë ka menduar njëzeri me partinë. Që nga zgjedhjet e brendshme shumica prej tyre e kanë një emër në mendje; Vjosa Osmani.

Nuk do të ishte befasi nese kjo do të mbetej vetëm një dëshire e elektoratit, dhe kryesia të nominonte dikë tjeter për Kryeminister, sepse ne kryesi ka kandidat meritor dhe me meritor, varesisht nga kendveshtrimet e palëve.

Potencialisht nënkryetari i parë do të jetë Avdullah Hoti i cili është personazhi me më se shumti paraqitje televizive nga LDK-ja dhe ishte i vetmi deputet qe foli ne foltore ne diten e shpërberjes së Kuvendit, kjo ndoshta përshkak edhe te pozites se shefit te grupit parlamentar. Megjjthatë edhe deklaratat pas shpërberjes se Kuvenditi i dha poashtu Avdullah Hoti, dhe Vjosa Osmani paraqitet ne krah.

Paraslloganin e partise e zbuloi i pari nga te gjithe te tjeret Avdullah Hoti ne facebook dhe poashtu ne fotot ku shihet Kryesia e LDK-se dhe mungon Isa Mustafa, i ulur ne krye te vendit eshte Avdullah Hoti. Ai ishte edhe kandidati i zgjedhjeve te 2017 i LDK-se per Kryeminister.

Nese Isa Mustafa nuk e ka negociuar emrin e kandidatit per Kryeminister ne kembim te rizgjedhjes se tij Kryetar i LDK-se athere ai i ka plotesisht duart e lira per te nominuar te preferuarin e vet, me te cilin do te kishte edhe bashkepunim me te lehte ne rast te zgjedhjes se tij Kryeminister.

Pergjigjen e pyetjes se a do të jetë Avdullah Hoti kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosoves per Kryeminister te Kosoves do ta mesojme vetem ne ditet ne vazhdim, e kjo mund te jete sot ose jo medoemos sot.

Mbledhja që do te mbahet sot pritet te kete nje debat te forte, kandidat me ambicie te medha dhe surpriza te tjera. Mbledhja pritet te zgjase dhe ne fund ka mundesi qe palet te dakordohen te takohen edhe njehere tjeter.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com