A njihni trimin në foto

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Bëhet fjalë për një ndër themeluesit e UÇK-s dhe Hero – dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, ai bashkë me aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Ai deri në 1992 kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Ai shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Besojmë se secili e njeh birin e dashur të Kosovës, heroin e Luftës së Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com