Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, këtë vit së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, u shpërngulën në Kosovë, pas një jetese disa vjeçare në Zvicër.
Me të ardhur këtu, Adelina iu rikthyer muzikës, duke publikuar projektin e ri muzikor “T’iqja”, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Gjatë verës ajo ishte shumë e angazhuar me koncerte, e ndërsa duket se e ka gjetur veten më së miri me rikthimin e saj në Prishtinë.
Por me një fakt të hidhur, diva nuk po mund të pajtohet?
E ajo është gjendja e vështirë ekonomike që shqiptarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë, gjendje e cila mund të vërehet lehtësisht nga fëmijët e shumtë që lypin ose bëjnë punë të rënda në rrugë.
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com