fbpx

Agim Bahtiri akuza të rënda për Thaçin, Ramën e Haxhiun

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka lëshuar akuza të rënda për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetarin, Baton Haxhiun.

Në emisionin n’Konak me Kosovë Gjocin, Bahtiri ka thënë se këta tre kanë qenë ideatorë e ndarjes së Kosovës dhe ka akuzuar Haxhiun për koordinimin e gjithë këtij plani me shefin e shtetit serb, Aleksandër Vuciq.

Ai ka folur për SHIK-un, për bandat në veri të Mitrovicës, për partitë politike, për koalicionin VV-LDK, për Albin Kurtin dhe miqësinë e tij dhe lidhjet biznesore me Behgjet Pacollin, edhe pse iku nga partia e këtij të fundit.

Përveç kësaj, Bahtiri në intervistën n’Konak me Kosovë Gjocin ka rrëfyer edhe për shumë histori interesante e të pa dëgjuara deri tani nga fëmijëria dhe jeta e tij.

Si shumica e shqiptarëve, edhe Bahtiri nuk u ka shpëtuar ballafaqimeve me policinë serbe gjatë viteve ‘90, por thotë se nuk është frikuar asnjëherë nga ta. Bile, në një rast, ai tregon se edhe është përplasur fizikisht me ta, derisa ia kishin rrethuar shtëpinë, dhe fal reagimit të tij i gjithë aksioni ishte anuluar.

Ai po ashtu ka treguar se a do të garoj përsëri për kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe për ambiciet e tij për t’u bërë president i Kosovës.

Në rrëfimin e tij Bahtiri ka thënë se deri me tani gjithçka që ka synuar në jetë e ka arritur.

Derisa, ka folur edhe për bizneset e tij në Holandë dhe vende të tjera, duke thënë se vlera e tyre kalon disa milion e po ashtu ka treguar edhe rrugën se si ka arritur deri tek milionët e parë.

Kryetari aktual i Mitrovicës, thotë se është edukuar që mos të përfitoj në jetë pa punë e angazhim. E këtë ai e dëshmon edhe me një histori personale, kur Bahtiri thotë se refuzoi një çek në vlerë prej 250 mijë euro, të cilën ia ofroj si dhuratë partneri i tij në biznes.

Madje ka rrëfyer një histori të çuditshme se si e ka bartur me dhemb disa metra një oficer të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe e ka rrotulluar disa herë, i cili sipas Bahtirit, peshonte mbi 100 kg.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Asnjë taksë në të ardhura për ata që e kanë rrogën nën 300 euro – A do e mbajë Kurti premtimin?

Tjetra

Albin Kurti nesër në Tiranë takon liderët politik: Pritet projekti për Bashkim Kombëtar

TË FUNDIT NGA RUBRIKA