fbpx

Agim Bahtiri: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president se pastaj përçahet LDK-ja

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se nuk beson që Isa Mustafa do të bëhet president.

Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa nuk bën të bëhet president pasi përçahet LDK-ja.

“Ne nuk dëshirojmë të lëndojmë një partner (LDK-në) duke iu bërë president Kryetarin e partisë”, tha ai.

I pari i Mitrovicës thotë se Isa Mustafa është vendosur në krye të LDK-së si figurë kompromisi për të mos u shpartalluar partia.

“Ne nuk jemi të trentë që të shfaqim edhe njëherë një rrezik. Nuk duam të rrjedhin deputetë nga koalicioni jonë [Vetëvendosje-LDK]”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Albin Kurti: Lista Serbe do të jetë opozitë në kuvend

Tjetra

Kurti: Lista Serbe do të shkoj në opozitë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA