fbpx

Agim Veliu për Vjosa Osmanin: Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe s’di a e nxen

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, e kushtëzon kthimin e saj në këtë parti me largimin e kryesisë aktuale. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka ironizuar këtë deklaratë të Vjosa Osmani.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë, LDK dhe Vjosa Osmani kanë ndarë rrugët. Kjo e fundit para disa ditëve ka bërë publike slloganin e iniciativës me të cilën do të garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Avdullah Hoti kandidati i LDK-së për Kryeministër

Tjetra

Mustafa ironizon me deklaratën e Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA