fbpx

Aida Dërguti për Albin Kurtin: A e arrestuan atë mutin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në bazë letrave të shkëmbyera mes zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, përplasje e madhe kishte ndodhur në Vetëvendosje për shkak të fyerjes që i kishte bërë deputetja Aida Dërguti, Albin Kurtit. Mësohet se ajo e kishte quajtur deputetin Kurti mutin në një komunikim mes Grupit Parlamentar të VV’së.

Portalet kanë publikuar disa biseda të GP të Vetëvendosjes ku është dhënë lajmi se është arrestuar Donika Kadaj, e deputetja Dërguti kishte pyetur nëse është arrestuar Albini, duke thënë “E ate mutin?”.

Ndryshe, sot gjatë ditës, koha.net publikoi disa letra të shkëmbyera mes Visar Ymerit dhe Boiken Abazit e Xhelal Sveqles, ku këta të fundit ankoheshin dhe e quanin të papranueshme fyerja që Aida Dërguti i kishte bërë para deputetëve të tjerë, Albin Kurtit.

Në letër nuk qartësohet se për cfarë ofendimi bëhet fjalë, por në një bisedë të Grupit Parlamentar të VV’së, që e ka siguruar portali MekuliPress, mësohet se çka shkaktoi përplasjen brendapartiake.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Gruaja e pafajshme kafshohet brutalisht nga qeni i Policisë (Video +18)

Tjetra

Kelmendi: Pirolla i qoftë Aida Dërgut

TË FUNDIT NGA RUBRIKA