fbpx

Albin Kurti: Hashim Thaçi le të shkojë të kërkojë azil në Rusi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Thaçi ka shkruar se Putin i ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin për të kërkuar azil politik në Rusi.

Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar deputeti Albin Kurti.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Shpërthen satira në internet rreth takimit Thaqi-Putin, sërish pjesë edhe Behgjet Pacolli

Tjetra

Ramush Haradinaj: Nuk do të hezitojmë ta shkarkojmë Presidentin nese është nevoja

TË FUNDIT NGA RUBRIKA