fbpx

Albin Kurti i reagon Edi Ramës, e bën për ‘pesë pare’

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takimin e sotëm të Qeverive shqiptare në Pejë, e vlerëson të rëndësishëm dhe uron që marrëveshjet e arritura nga ai takim të mos mbesin vetëm në letër. Kurti në një deklaratë ekskluzive ku ka konfirmuar se ende nuk ka parë në tërsi marrëveshjet e firmosura, por uron që ato mos të mbesin vetëm në letër sa për konsum mediatik. Ai ka mirëpritur simbolin e shqiponjës, por sipas tij nëse nuk konkretizohen gjërat atëherë kjo mbledhje qeverish ngjanë më shumë si një lojë miqësore futbolli.

Të jesh shqiptarë është përgjegjësi, por kjo përgjegjësi është politike e publike, është konkrete dhe do të duhej të dëshmohet më së shumti e më së pari prej atyre që i kanë mundësit më të mëdha, e këta janë qeveritarët. Pra, shumë mirë që e bënë shqiponjën, por nëse nuk shkohet përtej kësaj kjo më shumë i ngjan dy ekipeve të futbollit që e përfunduan një ndeshje miqësore, sesa që ndanë detyrat të cilat do të na i zbatojnë shpejtë e mirë

Mes tjerash ka shtuar se ende nuk ka parë marrëveshjet e firmosura, por ka shtuar se edhe kësaj radhe nuk munguan ceremonit që ngjajnë me sfilata, ndërsa ato që mungojnë janë zbatimet dhe konkretizimet e marrëveshjeve.

Sipas tij konsumi mediatik mungon shpejtë por shqiptarët e të dyja vendeve Kosovë-Shqipëri edhe me tutje ballafaqohen me varfëri dhe jo të bashkuar ashtu siç do deshironin.

Nuk mbërriva t’i lexoj ende të gjitha marrëveshjet e dakordimit që i kanë bërë kësaj radhe, por mund të them që në përgjithësi mbledhjet dhe ceremonit, paradat dhe sfilatat nuk na mungojnë, ajo çka na mungon janë zbatimet. Prandaj unë uroj që pas kësaj mbledhje të mos jetë si herëve të tjera ku konsumi mediatik përfundon shpejt e shpejt dhe më pastaj shqiptarët në të dy anët e kufirit e vazhdojnë jetën e tyre edhe me papunësi e varfëri, por edhe jo më shumë të bashkuar siç do të dëshironin ata të ishin

 

tha Kurti.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Presidenti i vendit Hashim Thaçi takon në Washington Sekretarin Amerikan Mike Pompeo

Tjetra

Rrisni fëmijë kreativë, në vend se t’i bëni robotë ambiciozë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA