fbpx

Albin Kurti nuk kthehet pas, refuzon ofertën e LDK-së që të reflektojë

Burime te gazetës mësojnë se oferta e LDK-së, që Albin Kurti të reflektojë gjatë pauzës së seancës për shkarkimin e tij, është e papranueshme për liderin e VV-së dhe Kryeministrin e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka edhe një mundësi që ta pranojë ofertën e LDK-së, dhe të vazhdohet koalicioni qeverisës.

Quni ka thënë se Kurti duhet ta rishqyrtojë ofertën e LDK-së, gjatë pauzës, transmeton Telegrafi.

“Albin brenda orës së pauzës rishqyrtoni ofertën e LDK-së, është mundësi e mirë, unë do e bëjë të pamundurën nëse i rishikoni vendimet, pasi të merret pauza do ta takoj Isa Mustafën dhe do të bisedoj me të gjithë deputetët që ta tërheqin mocionin nëse e ktheni Veliun në punë dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Quni tha se LVV nuk duhet ta humb një partnerë besnik sikur LDK. Quni i kërkon Kurtit të reflektojë gjatë pauzës që LDK ta heq mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Ambasadori Kosnett mbështet seancën për rrëzimin e Qeverisë

Lajmi tjetër

Vjosa Osmani godet Isa Mustafën e Agim Veliun: Jeni shkurtpamës - do të votoj kundër LDK-së

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA