fbpx

Albin Kurti shkel masën e arrestit shtëpiak

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkelur sot masën e arrestit shtëpiak, që i është caktuar dje, pas lirimit nga paraburgimi.

Kurti ishte arrestuar të premten, pasi për disa herë nuk ishte paraqitur në gjykim, për rastin që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në mbrëmjen e së dielës në një tubim të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në sheshin kryesor të Prishtinës.

Kurti ka mbajtur një fjalim para pjesëtarëve, aktivistëve e përkrahësve të Vetëvendosjes, që kanë dalë në qytet për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit në garën për Prishtinën.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

LDK s’e pranon rezultatin në Prishtinë e Dragash pa rinumërim të votave

Tjetra

Rrëfimi i një kalorësi pelegrin, për shqiptarët e Mesjetës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA