fbpx

Albin Kurti shkon te shpija

Facebook
Shperndarje

Është shkarkuar Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e deritanishme. Mocionin për mosbesim e nisi LDK dhe me mbështetjen e opozitës kaloi.

Me 81 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 50 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe dëmtoi rëndë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri tek zgjedhja e Kryeministrit të ri, që besohet të jetë nga radhët e LDK-së.

Lajmi paraprak

Vjosa Osmani godet Isa Mustafën e Agim Veliun: Jeni shkurtpamës - do të votoj kundër LDK-së

Lajmi tjetër

Engel propozon t’i vendosen sanksione Serbisë pasi po blen armë nga Rusia

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA