fbpx

ALBULENA HAXHIU DHE DONIKA KADAJ KANË DHËNË DORËHEQJE NGA KRYESIA E LËVIZJES VETËVENDOSJE

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një grup deputetësh dhe aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga kryetari Visar Ymeri një mbledhje të jashtëzakonshme për siç thuhet fyerjes publike që deputetja Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtit.

Në komunikimet e brendshme të këtij subjekti politik, po ashtu merret vesh se Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Ylli Hoxha kanë dhënë dorëheqje nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për këtë mbledhje duhet marrë parasysh se 3 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë tashmë dorëheqjen nga Kryesia (Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Ylli Hoxha) dhe në ndërkohë Albin Kurti e ka të pamundur pjesëmarrjen për shkak se regjimi e ka vendosur në paraburgim si pasojë e faktit që ai dhe deputetët e tjerë të Levizjes kanë dalë në mbrotje të Republikës”, shkruan në letrën e Xhelal Sveçlës dhe Boiken Abazit drejtuar Ymerit më 3 dhjetor.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Zyrtarët e Vetëvendosjes e zbulojnë ku e fyeu Aida Dërguti Albin Kurtin

Tjetra

Tmerruese qeni vrapon nëpër qytet duke mbajtur në gojë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur, me të cilin i ushqen këlyshët e saj (Video +18)

TË FUNDIT NGA RUBRIKA