Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett me bashkëshorte ka vizituar dje qytetin antik të Prizrenit.
Ai gjatë ecjes nëpër rrugët e qytetit është takuar me qytetarë, për të vizituar pastaj Xhaminë Bajrakli dhe Katedralen e Shën Gjergjit.
Ambasadori Phillip Kosnett
me Zonjën e tij. Kujtim nga Prizreni
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane thuhet se Kosnett-it i ka pëlqyer shumë Prizrenit, duke thënë se ky qytet u bukur është i mbushur me histori e kulturë të pastër.
Më poshtë njoftimi i Ambasadës:
Ambasadori dhe zonja Kosnett janë të etur të udhëtojnë jashtë Prishtinës dhe të takojnë njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Dje, ata udhëtuan për në Prizren ku edhe vizituan qytetin me vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, vizituan xhaminë Bajrakli dhe Katedralen e Shën Gjergjit , duke mësuar më shumë rreth programeve kulturore të Prizrenit dhe Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren.
Njoftimi i Ambasadës


Ambasadori Kosnett tha se Prizreni është i bukur dhe i mbushur me një histori dhe kulturë të pasur.