fbpx

Ambasadori Kosnett mbështet seancën për rrëzimin e Qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

26 raste të reja me COVID-19, rritet në 61 numri i të infektuarve në Kosovë

Lajmi tjetër

Albin Kurti nuk kthehet pas, refuzon ofertën e LDK-së që të reflektojë

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA