fbpx

Antari i kryesisë së PSD: Shpend Ahmeti i gatshëm t’ia lëshojë vendin Isa Mustafës në dialog

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se kryetari i këtij subjekti, Shpend Ahmeti do të mund ta lëshonte vendin e bashkëdrejtuesit të dialogut, që pritet ta marrë sipas rezolutës së propozuar për dialogun.

Shpend Ahmeti, sipas tij, është i gatshëm që t’ia lëshojë këtë vend kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Hyseni këtë e ka thënë duke ftuar edhe LDK-në dhe Vetëvendosjen që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas rezolutës së propozuar nga PSD, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij procesi.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Shtyhet fillimi i seancës për dialogun, dje nuk mungoi asnjë sot vetëm 10 deputetë të pranishëm

Tjetra

Shqiptarët nën Perandorinë Bizantine

TË FUNDIT NGA RUBRIKA