Anton Quni shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së në Prizren

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

Quni është njëri nga politikanët më popullor në LDK dhe gëzon përkrahje të gjërë nga rinia.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.“Po është e vërtet. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kamë bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për portalin ‘Blic’.

LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com