Pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, asamblisti i Mitrovicës së Veriut, Marko Jaksiq, i cili ishte edhe bashkëpartiak i Ivanoviqit, ka deklaruar se ndjehet i frikësuar se do ta vrasin edhe atë.
Unë nuk kam pasur frikë nga vdekja. Pas asaj çfarë i ndodhi Oliverit, po mendoj për të njëjtën gjë dhe kam frikë vetëm se më nuk do të mund të shkruaj këtu, se kush dhe pse më vrau prapa shpinës
ka shkruar ndër të tjera, Marko Jaksiq
Nikada se nisam bojao smrti. Posle ovoga sto se desilo Oliveru razmisljam o istoj, i strah me je samo da necu stici da ovde napisem ko je i zasto mi je pucao u ledja…
— Marko Jaksic* (@jaksicmarko) February 2, 2018
Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër nëse ka marrë ndonjë kërcim me vdekje.