fbpx

Atë qe se bën NATO e bën Amerika, i jep Kosovës aminin për ushtrinë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ambasadori i posaemëruar amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për RTK-në ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan thotë se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur. Kështu ka deklaruar ambasadori Kosnett, në një intervistë për RTK-në.

Ambasadori, në këtë intervistë flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit. Ambasadori i ri amerikan, rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Visar Ymeri: Përfshirja e PSD-së në proces i sjell risi dialogut

Tjetra

Haradinaj: Kemi filluar hetime ndaj KEDS-it, nuk tolerohen ndërprerjet e energjisë elektrike

TË FUNDIT NGA RUBRIKA