fbpx

Avdullah Hoti beson se deri në fund të vitit arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pika 10 në marrëveshjen e Uashingtonit, që më vonë është larguar me kërkesë të Serbisë, nuk kishte të bënte me njohje reciproke.

Ai në T7 tha se pika 10 kishte të bënte me ruajtjen e pakicave, të drejtave të minoriteteve dhe jo me njohjen reciproke.

Hoti ka folur edhe për njohjen nga Izraeli dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në këtë vend.

“Ne kemi nevojë për njohje nga Izraeli, edhe nga vendet e tjera arabe”, është shprehur Hoti duke shtuar se nuk sheh asnjë problem në lidhje me këtë çështje.

Ai ndërkaq ka shprehur bindjen e tij se deri në fund të vitit mund të arrihet edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

“Jam i bindur se po shkojmë drejt asaj dhe duhet të punojmë së bashku”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit për normalizim ekonomik me Serbinë është marrëveshja më historike e Kosovës e arritur pas asaj të shpalljes së pavarësisë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lutfi Haziri do t’i bashkohet Vjosa Osmanit, thotë portali i afërt me të

Tjetra

Shkelzen Gashi i përgjigjet ushtarit amerikan që i reagoi dje Kurtit: Ti ke ardhur në Kosovë për interesa të Amerikës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA