fbpx

Avdullah Hoti kandidati i LDK-së për Kryeministër

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Burime të Neogazeta në LDK bëjnë të ditur se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021. Hoti pritet të jetë kandidati më serioz në këtë garë – si Kryeministër në detyrë.

Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të PDK-së, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër.

Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.

AAK-ja ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të vendos për personin që do ta kandidojnë për kryeministër zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nisma e Fatmir Limajt ndërkaq ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me PDK-në.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Policia jep detaje për rastin në Vushtrri, thotë se dy vajzat reaguan dhunshëm

Tjetra

Agim Veliu për Vjosa Osmanin: Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe s’di a e nxen

TË FUNDIT NGA RUBRIKA