fbpx

Avdullah Hoti: Seanca e kërkuar nga opozita u pamundësua nga Kadri Veseli

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se është anuluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita, u anulua. Është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve.

Ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Agim Bahtiri thotë se Mitrovica do të bashkohet

Tjetra

Shpend Ahmeti: Ekipi negociator do të jetë në Bruksel me 8 Janar

TË FUNDIT NGA RUBRIKA