fbpx

Avdullah Hoti thotë se VV’ja po i ndan votat e fëmijëve nga prindërit dhe gjyshërit e tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së thotë se sot 20-vjeçarët kanë shkaktuar telashe edhe brenda familjeve, për shkak që VV’ja në vitin 2008-2009 kanë hyrë nëpër shkolla e ju kanë mbajtur ligjërata fëmijëve.

Hoti gjatë një tubimi tha se duhej t’iu ndalohej hyrja nëpër shkolla dhe mbajtja e ligjëratave.

Sipas tij, për shkak të këtyre ligjëratave, sot 20-vjeçarët votojnë ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.

“Ne si LDK nuk i kemi dalë të keqes përballë me kohë. Unë e di që është dashtë me i ndalë në vitin 2008 dhe 2009 kur hynin në shkolla të mesme dhe iu mbanin ligjërata fëmijëve. Sot, 20 vjeçarët, djem e vajza, studentë apo të diplomuar, kanë shkaktuar telashe edhe brenda familjeve. Djali dhe vajza 20 vjeç me e nda votën prej nënës, babës, gjyshes e gjyshit”, tha Hoti.

Hoti thotë se VV’ja janë komunistë, pasi sipas tij, ata tani e kanë treguar qartë orientimin e tyre komunistë me shamitë e kuqe të lidhura nëpër drunjtë.

“Në lëkurën time jam përballë me këta njerëz që 15 vjet. Që nga viti 2006 kur kam filluar të punoj me institucionet e Kosovës. Por, s’kanë qenë të shpërfaqur. Kanë krijuar kauza të rrejshme. E kanë përdorur kauzën e planit të Ahtisaarit duke i nxjerrë njerëzit në rrugë. Dy qytetarë janë të vrarë për një kauzë të rrejshme. Ai plan ka sjellë pavarësinë e Kosovës”.

“Kanë vazhduar mandej me kauzën e demarkacionit. Gaz dhe dhunë në Kuvend edhe jashtë tij. Polici e përgjakur, e thyer ndërtesa e Qeverisë e gjithçka tjetër. Së fundi e kanë nxjerrë kokën komplet duke e treguar orientimin e tyre të qartë komunist me këto shamitë e kuqe të lidhura në Prishtinë dhe qytete të tjera”, thotë Hoti.

Kandidati për kryeministër i LDK’së me bindje tha se e diela do ta nxjerrë LDK-në fituese, ndërsa Vetëvendosjen do ta çojë në opozitë.

“Ne do të fitojmë sepse populli e ka braktisur ideologjinë e majtë dhe të kuqe para 30 vjetëve. LDK i ka prirë popullit prej momenteve më të vështira që i ka pasë. Këta na kanë penguar gjatë gjithë kohës, por gjithmonë këta janë pakicë. Dhe ju garantoj se edhe të dielën kanë më mbetur pakicë. Do t’i trajtojmë me respekt në opozitë”.

Paraprak

Hoti: Kosova e ka kuptuar se oponentët tanë janë komunistë të orientuar kah lindja

Tjetra

Hoti: Refuzoni propagandën, bëhuni pjesë e projektit për zhvillim dhe punësim

TË FUNDIT NGA RUBRIKA