Shefi i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka drejtuar akuza ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj nëpërmjet një shkrimi sot në rrjetin social facebook.
Arifaj ka publikuar një fotografi të një lajmi të botuar në një portal serb, ku sipas Avni Arifajt, deputeti Selmanaj kishte dhënë intervistë me titullin: “Me serbët, do ta rrëzojmë Haradinajn”.
Këshilltari i Kryeministrit Arifi përbri këtij postimi ka shkruar mesazhin: Ndale vehten o Trim. PËRKTHIMI: ME SERBËT DO TA RRËZOJMË HARADINAJN
Postimi i plotë i Arifaj në Facebook: