Mbrojtja e të akuzuarve ka refuzuar që deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetit Armend Zemaj të lexohen, pasi asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të dëshmuar në Gjykatë.
Ky propozim ka ardhur nga prokurori i rastit, Valdet Gashi. I vetmi avokat që ka konsideruar se nuk është e nevojshme dëshmia e Kadri Veselit ka qenë ai i Faton Topallit, Haxhi Millaku.
Por njësoj nuk ka menduar edhe për dëshminë e Armend Zemajt.
Megjithatë, seanca e së enjtes është ndërprerë në mungesë të dëshmitarëve Kadri Veseli e Armend Zemaj.