fbpx

Befason Albin Kurti: tash ia njeh kapacitetin intelektual e patritotik Thaçit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Albin Kurti ka adaptuar një sjellje të re ndaj Presidentit Thaci duke paralajmëruar se me të do të konsultohet e koordinohet për punët e shtetit. Atë që e tha para pak ditësh, e konkretizoi sot në një letër ku Thacin e ftoi për takim për t’u koordinuar para udhëtimit në Gjermani. Në letër Kurti ia njohu “kapacitetin tone intelektual e patriotik” dy pika këto për të cilët dikur e kritikonte fort. Sido që të jetë, Kurti e Thaci për dialogun me Serbinë do të flasin krye në vete në Munich ku do të jetë edhe Vuçiq.

Vullnetin e shprehur para pak ditësh për koordinim me Thaçin sa i përket diplomacisë dhe politikës së jashtme, Kurti sot e kishte konkretizuar me një ftesë për presidentin, ku e ftonte për konsultime para udhëtimit në Berlin. Megjithatë pak minuta pas ftesës zyrtare të Kurtit, nga presidenca kanë njoftuar se Thaçi vetëm kishte marrë rrugën për Mynih.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.

Megjithatë s’ka vonuar shumë dhe presidenca ka lëshuar një njoftim për media në të cilën tregohej se Thaçi është nisur për në Gjermani.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut”, njofton presidenca.

Por, Kurti në letër nuk i kurseu fjalët e mira për Thacin. Madje e tha pikërisht të kundërtën që e thoshte si opozitar.

“Le ta japim tere kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet qe do t’i bejmë” ka shkruar Kurti.

Vetëm këto dy cilësi “intelektualizimin” e “patriotizimin” nuk ia ka njohur asnjëherë, madje për këto dy cështje e ka sulmuar së shumti.

Hashim Thaçi në Berlin ka treguar se do të takohet me dy senatorët amerikan Ron Johnson e Chris Murphy të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale.

Presidenti atje do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Përveç zyrtarëve amerikanë e britanikë, Thaçi do të takohet edhe më Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, emri i të cilit është përfolur për pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjithashtu Thaçi do të takohet edhe me Përfaqësuesin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një kohë kur ky i fundit është duke kërkuar prerë që Kosova të heq taksën 100 % ndaj produkteve të Serbisë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Befason Albin Kurti: Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje

Tjetra

Çfarë po bën Mërgim Lushtaku pas shpinës së Vjosa Osmani

TË FUNDIT NGA RUBRIKA