fbpx

Behgjet Pacolli në tubimin e AKR: LDK na nënçmoi, Kurti e Mustafa munguan kur shtrova dreka per ta

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re që njëherit është dhe pjesë e koalicionit qeverisës të përfaqësuar me katër ministri, ka hapur zgjedhjet e brendshme për rikonsuludim të strukturave të veta në të gjitha nivelet partiake.

Behgjet Pacolli, kryetari i kësaj partie njëherësh zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se AKR si parti liberale ka dhënë dhe do të jap shumë për zhvillim ekonomik të Kosovës.
Ai gjithashtu tha se sukseset e qeverisë janë të qarta, duke vënë theksin te kontributi i partisë së tij në punën e ekzekutivit.

Ne jemi ata që asnjëherë nuk kemi menduar, nuk kemi grabitur, nuk kemi shkuar dhe të presim nëpër korridore dhe qoshe të ndryshme që të përfitojmë diçka për partinë tonë apo për vetveten. Më tregoni cilët janë ata ambasadorë dhe cilët janë ata konsuj nga radhët e AKR-së që sot kemi nominuar, e din edhe opinion publik, por ju them ne do të vazhdojmë kështu, por kam frikë se ky durim i yni, kjo kulturë, kjo qasje ndaj punës do të përfundoj një ditë, dhe me përfundimin e saj sigurisht konsekuencat janë të mëdha. Unë nuk kam asnjë fjalë ma tepër, as ku kushtëzime, nuk jam njeri i kushtëzimeve por ta dinë se ne e dimë për çka kemi paguar, për çka jemi duke paguar, dhe këtu nuk ka asnjë arsye që të demoralizohemi, ne duhet të ecim përpara, kryelartë, jemi liberal dhe liberalët punojnë për interesat e këtij shteti, punojnë për zhvillim ekonomik dhe punojnë gjithmonë që proceset të ecin përpara…

u shpreh Behgjet Pacolli – Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Ndër të tjera, Pacolli ka shprehur keqardhje për dy ish ministrat e AKR-së që janë shkarkuar me vet miratimin e tij, Flamur Sefaj dhe Bejtush Gashin. Sipas tij, këta dy njerëz është dashur të sakrifikohen për Kosovën për shkak të rrethanave politike që ndodhën.

Pacolli gjithashtu ju sqaroi anëtarëve të AKR-së se pse ju është dashtë të hyjnë në qeveri, duke thënë se AKR vazhdimisht po nënçmohej nga vet partneri i koalicionit të atëhershëm, LDK-së, në gjitha instancat.

E, vendimtare, sipas tij, ishte se nuk po mund të bënte bashkë dy liderët e tashëm opozitar, Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Isa Mustafën e LDK-së.

Ne ishim në një koalicion më një parti të madhe, shtetformuese, LDK. E dini se tre muaj kam kërku nga opozita të bashkohet, votat ishin aty vetëm të udhëheqin me vendin. Por, asnjëherë nuk kam arritë që t’i ulë dy liderët opozitar së bashku, unë ju dhashë dhe kohë ta bojnë këtë, sa herë kom shtru dreka për zotin Albin Kurti dhe Isa Mustafën që të bashkëpunojmë, por nuk kam arritur

theksoi tutje z. Pacolli.

Tërheqjet e njohjeve Pacolli i quajti edhe një herë informata false të gatuara në kuzhinat e Beogradit.

Nga ana tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se është koha që kjo parti t’u tregojë të tjerëve se është e gatshme të çojë procese përpara, dhe kot e kanë gjithë ata, siç i quajti ai, manipulues, që thonë se AKR është parti me dy për qind.

Me hyrjen në Qeveri, Aleanca Kosova e Re ka dikastere të rëndësishme. Ndërsa, ka vetëm dy deputetë në Parlamentin e Kosovës.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Italia gjobit kompanitë Apple dhe Samsung miliona Euro se ngadalsuan modelet e vjetra qëllimisht

Tjetra

Pas 20 viteve ne Zvicër, autoritetet e dëbojnë Shqiptarin nga Kosova

TË FUNDIT NGA RUBRIKA