Bekim Jashari me akuza të ashpra për Sami Lushtakun dhe të tjerë (VIDEO me emër dhe mbiemër)

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Partitë opozitare që janë pjesë Kuvendit Komunal të Skenderajt, kanë bojkotuar punimet e seancës së sotme plenare, kështu duke pamundësuar vazhdimin e seancë të planifikuar për në orën 9:00. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili e konsideron të orkestruar këtë veprim të partive opozitare dhe në koordinim me ish-kreun e kësaj komune Sami Lushtaku.

Ai ka kërkuar nga qytetarët kësaj komune, që të kërkojnë llogari nga të zgjedhurit e tyre, të cilët sipas tij po e pengojnë funksionimin e Komunës.

Më tej, kryetari i Skenderajt Jashari ka përmendur edhe një rast të keqpërdorimit të parasë publike në komunë gjatë qeverisës së kaluar, në krye me Sami Lushtakun, duke thënë se veturës me të cilën ishte vozitur ai nuk i ishin ndërruar gomat ashtu siç ishite kërkaur.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com