Humoristi i njohur, Besim Dina, që udhëheq një ndër emisionet më të shikuara në Kosovë ‘Oxygen Show’, ka marrë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) plot 188 mijë euro.
Metro nga burimet brenda RTK-së ka mësuar se Besim Dina nga RTK-ja ka marrë plot 188 mijë euro, para këto që atij ia kishte borxh transmetuesi publik.
Borxhi prej 150 mijë euro i RTK-së ndaj Besim Dinës, kishte qenë qysh nga viti 2011, borxh ky që fillimisht ishte 150 mijë euro.
Mirëpo, borxhi prej 150 mijë eurosh, RTK-së i është rritur duke rezultuar me një kamatë prej 38 mijë eurove, kështu duke kapur shumën prej 188 mijë eurosh.
Dina këto para ka vendosur që t’i marrë nga RTK-ja me ndihmën e përmbaruesve privatë pas 8 viteve pritje.
Besim Dina për vite të tëra ka luajtur skeçe humoristike, e me këto skeçe që ai i luante u bë shumë i njohur në mesin tonë, por kulminacionin e karrierës së tij e arriti me të hyrë botës së televizionit si moderator e udhëheqës i emisionit “Oxygen”, emision ky ku u pëlqye e pëlqehet akoma nga shumë kosovarë.