Tre punëtorë të kompanisë ‘Bechtel- Enka’ janë lënduar sot duke punuar në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit rreth orës 17:30, pasi një vinç i këtij kompartmenti ka pësuar difekt dhe është rrëzuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Punëtorët e lënduar fillimisht janë dërguar në spitalin e Kaçanikut, për tu transportuar më pas në spitalin e qytetit të Ferizajt, ku edhe po qëndrojnë akoma.
Sipas mjekëve, lëndimet e marra nuk janë serioze dhe të lënduarit janë jashtë rrezikur për jetë.
NEOGAZETA