fbpx

Blerësit ‘online’ kërkojnë rritjen e pragut të shumës për të cilën s’paguhet tatim

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Nga viti në vit interesimi i kosovarëve për blerje online po rritet.

Brenda tre vjetësh, shuma e cila është arritur nga dërgesat totale për produktet jashtë vendit është dyfishuar, raporton KTV.

Këto blerje kanë rritur edhe qarkullimin tregtar përmes postës.

Nga dërgesat postare, vetëm në vitin 2015 është arritur shuma në 102 mijë euro, ndërsa brenda vitit 2017, kjo shumë ka arritur vlerën e 215 mijë euro.

Produktet për të cilat janë më të interesuar qytetarët janë ato të tekstilit.

Ndërsa sa i përket prejardhjes së tyre, rreth 90 për qind të produkteve janë me prejardhje nga Kina, ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Mund të them se dallimi në mes viteve është 100 për qind nëse në një vit kemi 100 mijë kërkesa në vitin tjetër bëhen 200 mijë në interesim të blerjeve online. Kemi veshmbathje që importohen pastaj një pjesë të madhe e zënë pajisjet e ndryshme elektronike siç janë telefonat dhe gjësendet e tjera shtëpiake.

Mirëpo qytetarët të cilët përdorin këtë metodë të blerjes, ankohen për shumën e ulët prej 22 eurosh, brenda së cilës nuk nevojitet pagesa e taksave.

Për blerjet mbi këtë shumë nevojitet zhdoganimi për të cilën duhet paguar TVSH-ja dhe taksa doganore që përfshijnë 30 për qind të shumës së vlerës bazë.

Për këtë shqetësim, Stavileci ka thënë se kanë adresuar vërejtjet e tyre.

Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë ndryshime në shumën për zhdoganim.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Mazhoranca: I kemi numrat për votimin e Buxhetit

Tjetra

Tahiri: Pas miratimit të buxhetit, sektorit të drejtësisë do t’i shtohen 690 vende të reja të punës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA