Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i është bashkuar zërave kundërshtues ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit, përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar”
ka thënë May, nëpërmjet një zëdhënësi. Sipas May, vendimi i Trumpit është i dëmshëm përkitazi me perspektivat për paqe në rajon.
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com