fbpx

Çfarë bisedoi Haradinaj me Zaevin në Shkup?

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev me të cilin biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit kosovar tregoi se diskutuan edhe për përgatitjet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Nikoqirin e Samitit të Shkupit, kryeministrin Zoran Zaev, e urova për progresin në përafrimin e vendit të tij me BE-në, për një përfshirje të madhe të shqiptarëve dhe për komunikimin efektiv me Kosovën. Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërshtetëror, në funksion të paqës së qëndrueshme dhe mirëkuptimit në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

MPJ e quan real dhe kontruktiv Raportin e Progresit

Tjetra

Arrihet koalicioni LDK - PDK (Foto)

TË FUNDIT NGA RUBRIKA