fbpx

Dardan Sejdiu tregon detaje të reja për partinë e re

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shefi i Grupit Parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu ka treguar rreth zyrtarizimit të partisë së re me parime socialdemokrate.

Sejdiu mes tjerash ka treguar se cili do të jetë dallimi i këtij subjekti të ri politik me partitë e tjera në Kosovë.

Ai ka thënë se subjekti i tyre do të jetë bartës i socialdemokracisë në Kosovë.

“Me deklaratën e parimeve që dje e publikuam u munduam të shpërfaqim çfarë do të përfaqësojmë. Një koncept socialdemokrat i qendrës së majtë që do të punoj që politikat të jenë në interes të përgjithshëm, dhe që të dalim nga ky kurth që jemi tash e sa vite”, tha Sejdiu për Telegrafin.

Sejdiu tha se pikat që përbënë deklarata e parimeve janë baza rreth të cilës janë bashku, duke theksuar se dokumenti është shkruar për dy muaj.

Sejdiu ka folur edhe për qeverisjen Haradinaj dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Bota po armatoset, shpenzohen 1.73 trilionë dollarë për armë

Tjetra

Shefja e BE-së në Kosovë "shuplakë" Haradinajt

TË FUNDIT NGA RUBRIKA