fbpx

Daut Haradinaj thotë se nuk e votojnë asnjë kandidat për president përpos vëllaut të tij

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij nuk voton asnjë kandidat tjetër për president përvec Ramush Haradinajt.

“Së pari ne kemi një president dhe është e padrejtë se cfarë goditje nën brez iu bë atij nga Specialja”, tha ai.

Gjithsesi ai bëri të ditur se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president, përvec kryetarit të subjektit të tij.

“Ne nuk e prishim qeverinë. Këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin. Jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit dhe madje kemi qenë të gatshëm të heqim dorë nga njerëz të caktuar për shkak të rrethanave që do krijoheshin. Por, kushdo që kërkon të largojë AAK’në dhe 15 deputetët e saj nga koalicioni le të urdhërojë. Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos pas largimit të një partie nga qeveria dhe kushdo që i ka 61 numra krijon qeverinë. Jemi pro zgjerimit të qeverisë. Një qeveri më e madhe do krijonte stabilitet më të madh.”, shtoi ai.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lutfi Haziri edhe një herë flet për postin e presidentit

Tjetra

Haziri thotë se nuk do t’i bashkohet Vjosa Osmanit jashtë LDK-së

TË FUNDIT NGA RUBRIKA