fbpx

Djali i Agim Veliut godet rëndë Vjosa Osmanin i numëron në fytyrë

Facebook
Shperndarje

Për mosmarrëveshjet midis dy nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, ka reaguar edhe djali i këtij të fundit, Shkumbin Veliu, i cili akuzoi Osmanin për ndërrimin e fytyrave, siç e quan ai.

Me anë të një postimi në Facebook, Shkumbin Veliu, ka “goditur” rëndë Osmanin me anë të deklaratave të tij, për të cilën thotë se i ndërron fytyrat më shpesh se çorapet, duke ia bashkangjitur disa fakte me të cilat i del në mbrojtje babait.

Siç shkruan djali i nënkryetarit Veliu, babai i tij nuk e fyen dhe nuk e shanë askënd, madje nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK’së.

Ai vazhdon duke thënë se kryetari i Podujevës, ka mbrojtur partinë e tij është kur ishte rrezikuar nga plumbat, njëjtë sikur kolegët e tij, Fetah Rudi, Enver Maloku e Xhemail Mustafa.

Shkumbin Veliu po ashtu tha se babai i tij nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.

Shkrimi i plotë i Shkumbin Veliut:

“Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!

Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.
Z. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.

Z. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.

Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.

Z. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.

Z. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.

Z. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.

Z. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.

Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në”.

Lajmi paraprak

LDK ia bënë mat VV-së: Propozimi 5 pikësh

Lajmi tjetër

Gjërat ngecën te Presidenti

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA