fbpx

Djali i Ukshin Hotit: Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit është sulm ndaj meje dhe familjes time!

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti, ka reaguar ashpër pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj. Hoti në shkrimin e tij thekson se Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ai tutje thekson se çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj tij dhe familjes së tij.

Reagimi i plotë:
Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata.

Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë! #MeSaranden

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vjosa Osmani e lodhë Selmanajn: Jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, jo nga rrëfimet e familjeve të viktimave

Tjetra

Sondazh: A duhet të shkarkohet Driton Selamanaj?

TË FUNDIT NGA RUBRIKA