fbpx

Dosjet e Speciales, Avdullah Hoti thotë se nuk i komenton se është kryeministër normal

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur sot nga gazetarët për dosjet e Speciales që janë dorëzuar në zyrat e veteranëve, raporton Gazeta Express

Hoti ka thënë se nuk do të përfshihen në punë të drejtësisë. Kjo sipas tij, pasi që Kosova ka tash e sa muaj një Qeveri normale.

Kreu i ekzekutivit ka bërë thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet.

“Ndoshta çuditeni që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë qasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane

Tjetra

Thaçi: Kurti më tha nuk kam njeri që i besoj, Glaukun e mbaj në distancë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA