fbpx

Edhe Faton Topall në përkrahje të Aida Dërgutit që e fyeu Kurtin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka dalë në mbrojtje të Aida Dërgutit, e cila iu referua Albin Kurtit si mut në një komunikim të Grupit Parlamentar.

Topalli ka thënë se nuk ka nevojë të fyhet e linçohet deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e cila tha se ekzistojnë probleme brenda VV’së.

“Mes jush që shani 10 fish në shumë se Aida dhe Aidës unë jam me Aidën. Jam edhe për shkak të mendimit që mund të ma bëni edhe mua njësoj po bëra edhe një gabim të vetëm”, ka shkruar Topalli, në një status ne FB, me plot gabime drejtshkrimore.

Të premten, u publikua, një komunikim i brendshëm i deputetëve të Vetëvendosjes, ku Dardan Molliqaj i njofton se është arrestuar Donika Kadaj, ndërsa, Aida Dërguti pyet se a është prangosur edhe ‘ai muti”, duke aluduar në Albin Kurti.

I pari që kishte reaguar ishte ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani, tash deputet i VV’së.

Aida Dërguti kërkoi falje Kurtit pse e quajti mut. Ndërkohë, në krah të saj dolën Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj. Tash edhe Faton Topalli.

Statusi i Topallit:

Ka nevojë për demokratizim, por jo për sharje, fyerje dhe linqim publik.

Ka shumë çështje për të cilat duhet të diskutojmë, për demokracinë e brendëshme, për mënyrën e marrjes së vendimeve apo për metodat e kundërshtimit politik, por edhe për shumë tema të tjera.

Po i përcjell me shqetsim zhvillimet e brendëshme. Aida Dërguti kërkoi falje, pranoi se për një moment gaboi. Gabimet janë të natyrës njerëzore. Unë e konsideroj gabim si vet Aida shprehjen e sajë. Por çfar doni t’i bëjmë Aida Dërgutit që bëri një gabim e që një kaqadeshës nga Grupi Parlamentar u kujdes të bëhet gabimi i saj publik. Si thoni, ta linqojmë publikisht Aidën, ta fusim në gropë dhe të ia lëmë kokën jasht dhe ta gjuajm me gurë siç i gjuanin grat rojet e revolucionit në Iran, apo ta djegim mbi një grumbull drush siç digjeshin shtrigat në mesjetë? Kjo nuk është rruga e trajtimit të problemeve! Mes jush që shani 10 fish në shumë se Aida dhe Aidës unë jam me Aidën. Jam edhe për shkak të mendimit që mund të ma bëni edhe mua njësoj po bëra edhe një gabim të vetëm.

Unë di të kundërshtij, por di edhe të fal. Njerëzit mund edhe të gabojnë por nëse ti ja sheh atij vetëm gabimin dhe jo edhe njëmijë të mira nuk je njeri i mirë. Dashuria që të verbon nuk është dashuri racionale. Jam shumë i bindur që Albin Kurti po të ishte jasht burgut,nuk do të ndodhëte kjo sepse besoj që është më i gjërë, shum më i gjërë se sa po tregojeni ju. Albin Kurti kurr nuk do të reagonte si ju. Prandaj më duhet të them, zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat si disa prej jush.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Aida Dërguti kërkon falje që e quajti MUT Albinin, por thotë se në LVV po synohet të instalohet frika dhe mosbesimi

Tjetra

Si doli “muti” mbi sipërfaqe në LVV?

TË FUNDIT NGA RUBRIKA