Ekonomia e Shteteve të Bashkuara shënon rritje prej 3.3%

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Megjithe skepticizmin e ekonomistëve Amerikanë që ishin treguar të matur në këtë aspekt për shkak të pasojave që pritej të kishin në ekonomi uraganët në Luizianë, Teksas dhe Florida në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, SHBA arriti 3.3 përqind rritje ekonomike.

Rritja ekonomike amerikane u përshpejtua tremujorin e tretë pavarësisht shokut të uraganeve, sipas një vlerësimi të dytë të ministrisë së Tregtisë të publikuar sot dhe që shfaqet më optimist se sa vlerësimi fillestar.

Nga muaji korrik deri në shtator, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në SHBA arriti në 3,3 për qind pas analizimeve dhe të dhënave të korigjuara të variacioneve sezonale, pasi kishte regjistruar një rritje me 3,1 për qind në tremujorin e dytë.

Ky ritëm i përgjigjet gjithashtu ambicieve të Donald Trumo i cili dëshiron të shohë ekonominë ekonomike të rritet me një ritëm të qëndrueshëm prej të paktën tre për qind, përcjell Atsh.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com