fbpx

Ekskluzive: Albin Kurti i ndryshon fjalët Rrezikohet marrëveshja

Facebook
Shperndarje

Neogazeta ka mësuar mbrëmë nga burimet brenda takimit LDK-VV se palët kanë afruar arritjen e marrëveshjes. Gjithnjë sipas tyre, partitë kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa nesër pritet zyrtarizimi nga vetë ata, por sot duket se Kurti ka ndryshuar qëndrim.

Sipas këtyre informacioneve LDK-së do ti takonte propozimi i Presidentit dhe 6-të Ministri kurse VV-së do ti takojnë Kryeparlamentari dhe 4 Ministri.

Por sot takimi përfundoi pa marrëveshje. Sipas burimeve tona Kurti kishte thënë se asgjë nuk kthehet prapa, pra as Kryeparlamentari, as Presidenti as ndryshimi i numrit të Ministrive. Ky qëndrim duket se e pamundëson një marrëveshje për krijimin e Qeverisë. Ndërkohë mësojmë se nuk janë caktuar takime të tjera. /Neogazeta

Lajmi paraprak

Ekskluzive: Është arritur marrëveshja VV - LDK

Lajmi tjetër

Nacionalizmi kishtar serb dhe pretendimet ndaj Malit të Zi nga Dr. Agim Zogaj

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA