Ekskluzive: Prishtina dhe Prizreni në rinumërim (Dokument)

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat komuna do t’i nënshtrohen edhe njëherë rinumërimit.

Gazeta Express i ka siguruar dokumentet ku PZAP-i ka marrë vendim sot që komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit të shkojnë në rinumërim.

E gjithë kjo pas ankesave që LDK-ja i ka bërë në PZAP për Prishtinën, derisa PDK-ja i ka bërë për Prizrenin.

Ndërkaq komuna e Rahovecit, ajo e Istogut dhe e Dragashit do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm.

Në Rahovec PDK-ja ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK-ja kundër PDK-së në Dragash.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com