Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Emilia Clarke, nuk e fsheh më lidhjen e saj të re.
Ashtu siç po ndodh rëndom kohëve të fundit, edhe Emilia e ka ndjekur trendin e konfirmimit të lidhjes së saj përmes rrjeteve sociale.
32-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të rërës në Instagram, në të cilën shihen dy hije.
Emilia Clarke nuk është vetëm një nga femrat më seksi të vitit 2015, por edhe një ndër më elegantet dhe me një stil unik. Në serialin “Game of Thrones”, ajo ka udhëhequr ushtri, ka pushtuar qytete e madje ka luftuar me dragonj. Ky serial i dhuroi asaj edhe famën e madhe të momentit.
Bukuroshja britanike u shpall nga revista prestigjoze e meshkujve “Esquire”si femra më seksi e botës për vitin 2015. Revista njihet për përzgjedhjen që bën, gjithçka e parë nga këndvështrimi i meshkujve. Linjat e Emilias i afrohen stilit të Marylin Monroe dhe ndoshta kjo është arsyeja që prestigjozja këtë vit, e ka cilësuar aktoren si femrën më seksi të botës. Për kopertinen e nëntorit të “Esquire”, 28-vjeçarja ka pozuar gjysmë e zhveshur.
Aktorja që prej vitit 2013 ka spikatur për veshjet e saj unike të stiluara nga Dior, Ralph Lauren, Chanel dhe Dolce Gabana. Ajo është shfaqur sharmante në ceremoni të ndryshme duke u bërë një ndër modelet më të kërkuara për shtëpitë më të famshme të modës. Vitin e kaluar çmimi i femrws më seksi të vitit iu akordua aktores Penelope Cruz.