Era zbulon këngën e re, me një tjetër emër të njohur ndërkombëtar

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Autori i njërës ndër këngët më të dëgjuara ‘Perfect Strangers’ është personazhi duet i këngës së re të Era Istrefit.

Bëhet fjalë për DJ me famë botërore, njëkohësisht këngëtarin dhe producentin e njohur me emrin përkëdhelës, Jonas Blue.

Ky i fundit ka bërë të ditur se bashkëpunimin e radhës do ta ketë me bukuroshen tonë, Era Istrefin. Era nuk ishte ajo që ka konfirmuar lajmin, një gjë të tillë e ka bërë vetë artisti 29-vjeçar britanik.

E bashkëpunimi me Erën pritet që të jetë para fansave të dyshes muajin e ardhshëm, përkatësisht më 9 nëntor.

“Purpose” apo në shqip “Qëllimi”, titullohet kënga që do ta publikojnë dy artistët derisa nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet edhe me video.

Ndryshe, Istrefi është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vijim.

View this post on Instagram

Tell me u need me

A post shared by Era (@eraistrefi) on

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com