fbpx

Erdogan me trajtim special per Ilir Meta dhe Hashim Thaci

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Me praninë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës, sot ka filluar inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Presidenti Erdogan, në fjalimin e inaugurimit të aeroportit, bëri të ditur se emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”.

Ne fillim te fjales se tij ai filloi duke i pershendetur Presidentin e Shqiperise dhe te Kosoves, Ilir Meta dhe Hashim Thaci.

VIDEO

Erdogan ka shtuar se aeroporti i ri, me arkitekturën, administrimin dhe financimin e tij është nderi i vendit dhe projekt që në botë do të merret si shembull.

“Aeroportin e Stambollit e shohim si një shërbim të madh që kemi bërë jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin dhe botën”, u shpreh ai.

Presidenti turk u bëri thirrje të gjithë “miqve” në rajon dhe botë që së bashku të ndërtojnë një të ardhme në paqe, të sigurt dhe të begatë për të gjithë.

“Turqia është e vendosur që të bëhet një ndër dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe simboli i paqes, qetësisë, sigurisë, prosperitetit në rajon dhe në botë”, deklaroi Erdogan.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ministria e Jashtme kërkon nga BE që të reagojë ndaj sulmeve të qytetarëve Shqiptar në Serbi

Tjetra

Gazeta Britanike Financial Times: Thaçi e Vuçiq drejt finalizimit të marrëveshjes për çështjën e kufijve

TË FUNDIT NGA RUBRIKA