fbpx

Fatmir Limaj: Dialogu na ka dalë nga duart tash e 7 vjet

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se seanca e sot me e Kuvendit të Kosovës duhet të shfrytëzohet për rikthim në normalitet, pasi sipas tij çështja e dialogut ka dalë tash e shtatë vjet nga konteksti.

Limaj ka ftuar që të gjithë të bashkohen për të dëshmuar se Kosova mund të dalë faqebardhë në proceset që po futet. Sipas tij, këtu nuk është çështje e numrit.

Tash e 7 vjet për këtë temë Parlamenti i Kosovës u kthye në një arenë të diskutimeve, të përplasjeve, të garës mes vete rreth asaj se kush është më patriot e kush nuk është. Dhe në fakt çdo herë këto seanca kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Tash e 7 vite tema më e rëndësishme na ka dalë jashtë kontekstit, jashtë normalitetit institucional të vendit tonë. Le të na shërbejë ky moment dhe kjo iniciativë që të gjithë së bashku të japim kontributin për ta kthyer në normalitet dhe në rrugë institucionale çështja e dialogut… 87 vota i ka pasur përbërja e kaluar dhe ka shku e ka bërë gabime në Asociacionin. Nuk është çështje numri

tha Limaj.

Limaj tha se Kosovës i janë zbehur të arriturat e deritashme për shkak të papërgjegjësisë dhe shumë arsyeve tjera.

Kemi lëshuar momente shumë të rëndësishme këto 7 vite, të cilat do të na e mundësonin për ta fuqizuar shtetin tonë… Sot besoj, nuk i ndihmojmë as debatit e as asaj çka po flasim nëse i kthehemi të kaluarës dhe shkojmë përsëri në shtëpi duke mos zgjidhur asgjë

”, u shpreh Fatmir Limaj – zv. Kryeministër i Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Glauk Konjufca: Nuk di qysh mundet me flejt dikush që i ka mashtruar 900 qytetarë për viza, Milaim Zeka: Glauk, ti je hajvan dhe budalla

Tjetra

Ilir Deda: Marre për këtë Kuvend, ndaloni së bëri lojëra në parlament

TË FUNDIT NGA RUBRIKA